Pas reagimeve të Lidhjes Demokratike dhe Nismas në Drenas, edhe Partia Demokratike ka reaguar duke theksuar se partitë opozitare janë duke taktizuar me media, për të hutuar elektoratin në Drenas.
Zëdhënësi i shtabit Zgjedhor të PDK-së, Betim Berisha ka ka deklaruar për Gazeta Metro, se “humbja e partive tjera në Drenas është evidente dhe janë duke synuar të krijojnë presion ndaj votuesit me taktizime të ndryshme, me raportime false në media, dhe ne terren tentojnë të demtojnë procesin në zona ku jemi shumicë, për të krijuar parregullsi dhe për ta shvleftësuar rezultatin, në ato zona”.
Ai po ashtu ka treguar se Policia nuk është duke e penguar procesin zgjedhor, por përkundazi është në mënyrë profesionale duke reaguar për ti parandaluar parregullsitë.
“PDK i ka denocuar dy raste deri tash, dhe për të drastet ka reaguar policia sepse raportimet e tona kanë qenë të sakta. Fjala është për rastin e Abrisë se Epërme ku është ndaluar një zyrtarë i Nismës, dhe rasti tjetër në korreticë të ulët ku aktivistio i po të njejtës parti ka tentuar mitëdhënie dhe blerje të vitës”, ka thënë Berisha. /gazetametro.net