Loading…

PDK nuk do t’i bashkohet Qeverisë Hoti

  • 11/08/2020 | 22:35

PDK nuk do t’i bashkohet Qeverisë Hoti

Zëra të shumë të partive të pozitës kanë deklaruar se edhe Partia Demokratike do të përfshihet në Qeverinë Hoti, madje se po kërkon dy ministri kryesore për këtë, shkruan Gazeta Metro.


U raportuar se ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Drejtësisë po kërkohet nga PDK’ja, mirëpo kjo nuk qëndron dhe është e pasaktë sipas deputetit të PDK’së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu e ka mohuar se partia e tij do të mund të jetë pjesë e qeverisë së bashku me Hotin duke e quajtur si  “Qeveri të Mashtrimit”.

“Ka kalkulim të VV-së për të mbajtur një pjesë të elektoratit të saj. PDK nuk është pjesë dhe ne s’kemi iniciuar as rrëzimin e asaj qeverie që ishte, se këto janë qeveri të mashtrimit, si Qeveria Kurti, ashtu edhe ajo Hoti”.

“Një vit më përpara kanë kërkuar zgjedhje, edhe sot kërkohet zgjedhje. A e dinë që rrezikohet jeta e qytetarëve vetëm që ata të rikthehen në karriget e deputeteve. Për 3-4 deputetë me i pas më shumë në parlament, kërkojnë të rrezikohet shëndeti i qytetarëve tanë”.

“VV duhet t’i shpjegojë qytetarëve dy gjera: çka ka ndodhur me vijat e kuqe që i kanë pasur me PDK-në dhe a është në tentativë që të rikthehet në koalicion me LDK-në?”

“Nuk do ketë PDK në këtë qeveri të mashtrimit, as te ajo e Kurtit dhe as te e Hotit. Insistoj që nuk do të ketë”.//gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 28/09/2020 | 17:13
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë