Loading…

PDK nuk merr pjesë në seancën e nesërme të thirrur nga Kurti

  • 14/01/2022 | 19:15

PDK nuk merr pjesë në seancën e nesërme të thirrur nga Kurti

PDK nuk do marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti për ditën e nesërme, në lidhje me mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e konfirmoi shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri përmes një conference për media.

Ai tha se qëndrimi i PDK’së për këtë referendum është i qartë, dhe e shohin krejtësisht të panevojshme këtë seancë.

””Qëndrimi ynë tashmë është i njohur, ku mbajtja e referendumit përbën shkelje të sovranitetit dhe integritetin e vendit tonë. Do të dëshironim që qeveria të kishte pasur një koordinim më të mirë me vendet e QUINT-it dhe në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PDK e sheh krejt të panevojshme mbajtjen e kësaj seance dhe nuk do të marrë pjesë. E konsiderojmë të panevojshme dhe përpjekje për shmangie të përgjegjësisë”, tha Tahiri.

Kujtojmë se Kurti sot gjatë ditës është takuar me përfaqësuesit e shteteve të QUINT’it, të cilët kërkuan lejimin e mbajtjes së këtij referendumi. Më vonë Kurti u takua me presidenten Osmani e kryeparlamentarin Konjufca, nga të cilët kërkoi mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për këtë referendum.

Seanca pritet të filloj nga ora 14:00, dhe si pikë të parë do ketë pikërisht këtë çështje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë