Loading…
PDK: Partitë tjera po na frikësohen, prandaj bëjnë koalicione parazgjedhore
  • 23/08/2019 | 19:00

PDK: Partitë tjera po na frikësohen, prandaj bëjnë koalicione parazgjedhore

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se partitë tjera po ia kanë frikën kësaj partie, prandaj edhe dëshirojnë të bëjnë koalicione parazgjedhore, transmeton Gazeta Metro.


Stavileci ka thënë se një koalicion midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të mund ta luftonte korrupsionin dhe nepotizmin.

“Qytetarët e dinë se ne si parti ka pothuajse dy vjet që ndodhemi në ciklet zgjedhore. E dini që mbi 70 mijë njerëz i janë bashkuar PDK-së”.

“Ne kemi mbajtur takime të rregullta edhe me Këshillin Drejtues. Sot do të diskutohen temat aktuale, pra përgatitja dhe mobilizimi për zgjedhjet që pritet të mbahen shumë shpejt. Shumë kohë para se të shpërbehet Qeveria dhe Kuvendi ne kemi nisur me një vrull të madh luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, në mënyrë që t’i hapim rrugë zhvillimit ekonomik”.

“Përderisa subjektet tjera harxhojnë shumë kohë duke i treguar vijat e kuqe. Ne e kemi theksuar se e kemi vetëm një vijë të kuqe dhe ajo është kundër korrupsionit dhe Serbisë”, ka folur ai në Klan Kosova.

“Kadri Veseli është i vetmi lider që ka marrë vendime konkrete në këtë drejtim. PDK me kryetarin Veseli është e vetmja parti që deri sot ka larguar nga detyra personat me aktakuza. Është i vetmi lider që para tre vjetësh e ka përfunduar me sukses lirimin e pronave të uzurpuara”.

“Tashmë është e dëshmuar që PDK ka arritur sukses në këtë drejtim. Ndërsa partitë tjera nuk i kanë larguar personat me aktakuza nga pozitat zyrtare”.

“Ne nuk na intereson se a do të bëhet koalicioni LDK-VV dhe nuk jemi të sigurt se çfarë mund të prodhojë një koalicion i tillë. Ky koalicion nuk do të mund ta luftonte korrupsionin dhe nepotizmim, sepse në njërën prej tyre ka persona që udhëheqin pozita të larta dhe janë të akuzuar dhe në tjetrën ka aq shumë ka nepotizëm. Ne jemi të vetëdijshëm për nivelin e nepotizmit në Komunën e Prizrenit”.

“PDK duke e ditur nivelin e organizimit të saj dhe përkrahjen që e gëzon, duke e ditur se është e vetmja adresë e besueshme, ka prodhuar një besim shtesë tek këta të rinj që po na bashkohen”.

“Partitë tjera e ndjejnë frikën e PDK-së, prandaj dëshirojnë që të bëjnë koalicion me parti tjera”.

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë