Loading…

PDK, përmbyll fushatën duke festuar

  • 02/12/2016 | 14:43

PDK, përmbyll fushatën duke festuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar të gjithë përkrahësit e PDK-së që të mblidhen sonte në ora 18:00 në sallën e sporteve në Poklek të Ri, për ta përmbyllur me festë fushatën në Drenas.

Ai në llogarinë  e tij në Facebook ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështjen dhe ka thënë se kjo festë do të organizohet në përkrahje të kandidatit Ramiz Lladrovci, transmeton gazetametro.net.

Shkrimi i plotë i Veselit në Facebook:

Falemnderit nga zemra të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pafundme dhe besimin e palëkundur për PDK-në. Falemnderit nga zemra të gjitha strukturave të PDK-së, shtabit zgjedhor, vullnetarëve, për angazhimin e palodhshëm. Sonte, në orën 18:00, le të mblidhemi të gjithë së bashku në sallën e sporteve në Poklek të Ri, për ta përmbyllur me festë fushatën në Drenas, në përkrahje të kandidatit tonë Ramiz Lladrovci dhe për të treguar se Drenica është më e bashkuar se kurrë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë