Loading…

PDK: Përshkallëzimi i situatës në Veri nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, duhet kordinim me aleatët

  • 26/05/2023 | 18:34

PDK: Përshkallëzimi i situatës në Veri nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, duhet kordinim me aleatët

Partia Demokratike e Kosovës, me një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar për ngjarjet në veri të vendit, duke thënë se janë të  shqetësuar pas tensioneve në komunat e veriore të Kosovës dhe dënojnë tendencën për dhunë nga grupet e dirigjuara nga Serbia, shkruan Gazeta Metro,


Përveç shqetësimit që ngritën, ata thanë se përshkallëzimi i situatës në Veri, nuk i sjell të mira vendit tonë.

Ata apeluan për përmbajtje dhe qetësi si dhe respektim të vullnetit të qytetarëve.

PDK po ashtu kërkuan kordinim me aleatët për veprimet në çështje të sigurisë.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim të thellë për tensionet e sotme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, duke dënuar tendencën për dhunë nga grupe të dirixhuara nga Serbia.
Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve.
Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndërmarr në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Kujtomë që sot nga mesdita, Policia e Kosovës ka asistuar që 3 kryetarët e komunave, Zveqan Leposavic dhe Zubin Potok të hyjnë në objektet e komunave.

Si rezultat të kësaj, ata hasën në rezistencë nga grupet kriminale që sfidojnë autoritetet e Republikës së Kosovës atje.

Si pasojë e kësaj 5 policë janë lënduar, ndërsa disa vetura të tyre janë dëmtuar.

Kryetarët e këtyre komunave kanë arritë që të hyjnë në zyrat e tyre.

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, i ka dënuar veprimet e institucioneve kosovare atje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë