Loading…

PDK prezanton kandidatin për kryetar të Suharekës

  • 09/06/2021 | 21:52

PDK prezanton kandidatin për kryetar të Suharekës

Murtez Zekolli nominohet si kandidat për Kryetar të Suharekës, shkruan Gazeta Metro.


Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga kjo degë e PDK-së në këtë Komunë.

“Nënkryetari i degës, Murtez Zekolli ka qenë dhe mbetet njëra prej figurave më unike dhe progresive e Partisë Demokratike në Therandë”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e PDK’së.

Njoftimi e plotë:

Sot me datë 09.06.2021, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Therandë, unanimisht nominon kandidatin për kryetar komune Prof. Dr. Murtez Zekollin.

Situata politike e degës, si dhe rezultati i zgjedhjeve të fundit, ka bërë që kryesia e degës në Therandë të mendoj për zgjedhjet lokale dhe ti jap mundësi alternativave të reja.

Nënkryetari i degës, Murtez Zekolli ka qenë dhe mbetet njëra prej figurave më unike dhe progresive e Partisë Demokratike në Therandë.

Murtez Zekolli mori përkrahjen e plotë edhe të strukturave të nëndegëve të partisë.

Besojmë fuqishëm në shtrirjen e fuqisë së tij politike dhe rekrutimin e figurave të reja në përkrahjen e kandidatit të PDK-së në komunën tonë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë