Loading…

PDK: Qindra të rinj në Kaçanik aderojnë në Fillimin e Ri (Foto)

  • 03/06/2017 | 00:03

PDK: Qindra të rinj në Kaçanik aderojnë në Fillimin e Ri (Foto)

Partia Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se qindra të rinj nga Komuna e Kaçanikut kanë vendosur ta nisin një fillim të ri për veten, duke aderuar në mënyrë solemne në PDK.


Shumica e tyre, të cilët të premten mbrëma iu bashkuan Fillimit të Ri, kanë ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, thuhet në njoftim.

“Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një atmosferë festive, ua ka dorëzuar atyre librezat e anëtarësisë, ndërsa ka siguruar se platforma qeverisëse Fillimi i Ri në thelbin e saj e ka të ardhmen e rinisë – për të punuar dhe jetuar në Kosovë, e jo për të ikur nga vendi”.

Veseli u ka thënë atyre se Fillimi i Ri do ta ketë në boshtin e tij fuqizimin e rolit të rinisë dhe të gruas.

Ai, po ashtu, ka pohuar se programi qeverisës do të sigurojë aftësim profesional për të rinjtë, në mënyrë që t’u hapet rrugë në tregun e punës.

Veseli i ka ftuar të gjithë të rinjtë e Kosovës që të bëhen pjesë e Fillimit të Ri, si platforma më e fuqishme për të ardhmen e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë