Loading…

PDK: S’do ta votojmë buxhetin e propozuar nga LDK

  • 17/12/2016 | 20:52

PDK: S’do ta votojmë buxhetin e propozuar nga LDK

Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të ndryshojë mendje për buxhetin nëse LDK-ja nuk i pranon kushtet e vëna.

PDK-ja ka kërcënuar sërish se do të votojë kundër buxhetit të vitit të ardhshëm, nëse nuk ndryshohet struktura aktuale e tij, raporton KTV.

Anëtarja e kësaj partie dhe e Komisionit për Buxhet, Safete Hadërgjonaj, ka deklaruar se ankesat më të mëdha janë te investimet në infrastrukturë. Ajo ka thënë se Ministria e Financave ka sjellë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve që nuk e kishte sjellë kur buxheti u diskutua në Komisionin për buxhet.

Por, më optimist është Naser Osmani nga LDK-ja, që kryeson Komisionin për Buxhet.

Sipas tij, janë 60 kërkesa për ndryshime në buxhet që kanë ardhur si nga partneri i koalicionit, ashtu edhe nga ministritë e ndryshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë