Loading…
PDK shpreh keqardhje për aktivistët e shoqërisë civile pranë selisë së saj
  • 17/06/2019 | 18:01

PDK shpreh keqardhje për aktivistët e shoqërisë civile pranë selisë së saj

Partia Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate për media sqaron për aksionin e disa aktivistëve të shoqërisë civile brenda oborrit të kësaj partie, transmeton Gazeta Metro.


PDK shpreh keqardhje për incidentin e ndodhur sot në oborrin e selisë së saj.

Në komunikatë thuhet se pjesëtarët e sigurimit të PDK-së kanë reaguar në bazë të detyrës që kanë, pasi që paraprakisht nuk kanë qenë të informuar për një aktivitet të tillë, kështu duke krijuar keqkuptimin që turma e mbledhur para selisë kishte qëllime tjera e jo zhvillimin e një aktiviteti nga shoqëria civile.

“Partia Demokratike e Kosovës dëshiron të theksoj së ky është një rast i izoluar dhe nuk përkon më frymën dhe vlerat e saj. Partia Demokratike të Kosovës beson dhe promovon të drejtën thelbësore të demokracisë, atë të protestës dhe reagimit qytetar”, thuhet në një komunikatë të PDK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi  i ka takuar javën e kaluar përfaqësuesit e shoqërisë civile të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me projektligjin për financimin e partive politike.

“Sigurisht që shqetësimet e tyre do të merren parasysh dhe do të trajtohen me seriozitetin më të lartë, nga ana e Kuvendit të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës sikur në të kaluarën, është e hapur për bashkëpunim me të gjitha organizatat e shoqërisë civile dhe i sheh ato si partnere në rrugëtimin e përbashkët të shtetndërtimit”, thuhet në komunikatën e kësaj partie. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë