Loading…

PDK sot dorëzon në Kushtetuese kërkesën për kontestimin e zgjedhjes së Qeverisë Kurti

  • 15/09/2026 | 08:28

PDK sot dorëzon në Kushtetuese kërkesën për kontestimin e zgjedhjes së Qeverisë Kurti

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet që të martën, ta dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.


Këtë e ka thënë dje edhe deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.

“Nuk na ka mbetur rrugë tjetër përveçse t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Ka një parim themelor në drejtësi që thotë që askush nuk mund të përfitojë nga shkelja e vet. Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të shkelë çdo afat dhe në fund të përfitojë nga këto lloj shkeljesh. Nuk mund të krijojmë një precedent ku një parti politike i zëvendëson afatet e përcaktuara në Kushtetutë me afatet e veta politike. Asnjë shumicë, sado e madhe qoftë ajo, nuk mund të shkelë Kushtetutën. Kushtetuta ekziston për të kornizuar pushtetin, për të vendosur nën një kornizë”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë