Loading…

PDK tregon se a do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti

  • 05/08/2020 | 21:51

PDK tregon se a do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti

Qeveria Hoti u formuar me 61 vota, ku koalicion janë partitë LDK-AAK-Nisma dhe komunitetet. Mirëpo prej se është formuar kjo Qeveria po e ka të vështirë të funksion për shkak të numrave të vogël që ka në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Mediat kosovare gjatë ditëve të fundit raportuan se edhe Partia Demokratike e Kosovës do t’i bashkëngjitet koalicionit dhe do të hy në Qeverinë Hoti.

Këto raportime erdhën pas propozim aktakuzës nga Gjykata Speciale për kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli.

Mirëpo gjithçka ka sqaruar sekretari i përgjithshëm i PDK’së, Uran Ismaili i cili ka hedhur poshtë mundësinë që kjo parti t’i bashkohet në të ardhmen Qeverisë aktuale të udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike e Kosovës.

“Nuk është ende në opsion që të jemi në qeveri. Kjo ide nuk është përkrahur nga PDK-ja, por më tepër shihet si reflektim e përvojës së madhe të PDK-së në ekzekutiv që të merret me vendime të mëdha të qeverisjes. Si PDK nuk e kemi ende si opsion”, është shprehur ai.//gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë