Kosova nuk ka kohë për të humbur me tema të cilat nuk prekin direkt qytetarin e Kosovës e Demarkacioni me Malin e Zi është çështje që duhet të shkojë në Kuvend
Kështu ka thënë nënkryetari i PDK-së Uran Isamjli në Klan Kosova teksa shtoi se përgjegjësia për ta larguar vendin nga ky ngërç duhet të dihet.
Ismajli madje ka shtuar se PDK do të jetë unik sa i përket votimit të Demarkacionit me Malin e Zi, ndonëse nuk ka komentuar se LDK është e pajtimit për një gjë të tillë poashtu.
”Ka pas zëra që Demarkacioni nuk ka qenë në gjendje të rregullt”.
”Nuk mund të thuhet se Demarkacioni ka kriju dicka kur Demarkacioni ka kalu në disa filtra, kosovar, ndërkombëtar..”
”Ministrisë iu është dhënë e drejta për të negociuar, nëse ka pasur probleme në proces janë kriju hallka, hallkat kanë arrit në një rezultat të njëjtë atëherë cfarë kauze është kriju?”
”Kemi pasur bllokim të shtetit, kjo është”.
”Ne kemi pasur në Këshillin Drejtues, në kohën kur është menduar se do bëhet votimi. Ne kemi pasur një deklaratë nga një deputet i PDK-së”.
”Demarkacioni duhet të vijë në Kuvend. Sepse Kosova nuk ka kohë të humb kohë në temat që nuk e prekin direkt qytetarin e saj”.
”Përgjegjësia për të larguar Kosovën nga një ngërc duhet të dihet. Demarkacioni duhet të bëhet”. ”33 deputetë të PDK-së, janë pro – Demarkacionit”.
”Sipas rezultateve të fundit PDK do të jetë më unike për Demarkacionin”.
”PDK ka qëndrim për hapat e mëtejmë që Demarkacioni ta kalojë testin para deputetëve”.
”Shpresoj që ky proces të kalojë”.
”Ne po bëjmë thirrje që të votohet Demarkacioni. Për ne më me rëndësi se sa zgjedhjet është shteti”.
”Ne kemi prioritet të përfundojmë çështjet të cilat kanë mbetur pezull. T’i rregullojmë disa probleme që na kanë lënë pezull”.
”Nuk e di ndjenjën e të qenit të pafuqishëm për të çuar një punë në vend dhe për ta përfunduar”.
”Në zgjedhjet e ardhshme do të dalim në një platformë që është shumë reale për jetën e qytetarëve”.
Ismajli ka thënë poashtu se PDK në zgjedhjet e ardhshem do të dal para qytetarëve me oferta tejet reale.
”Do të ketë platëformë konkurruese, që do të krijojnë vende të reja të punës”. /gazetametro.net.