Ndërkohë që sot do të përurohet sheshi i Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës, po e akuzon kryetarin e tanishëm Agim Bahtri, se po lavdërohet me projekte të cilat ishin planifikuar në kohën e Avni Kastratit, shkruan Gazeta Metro.
PDK-ja, përmes një shkrimi në Facebook ka reguar se Agim Bahtiri po lavdërohet me projektet që janë planifkuar dhe filluar nga ish kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati.
“Agim Bahtiri, nuk i ka mbetur asgjë tjetër pos të lavdërohet me projektet që ishin përgatitur dhe kishin nisur në kohën e Avni Kastratit”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Projekti për sheshin e Mitrovicës ishte planifkuar dhe kishte filluar punën në kohën sa ishte kryetar i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati. Ndërkaq, ky projekt ishte planifkuar që të përfundonte në qershor të 2015’ës, por përfundimi i tij është bërë një vit me vonesë.
Në reagimin e PDK-së thuhet se për të ndërtuar një shesh sa më modern, ky projekt ishte mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.
“Përveç zyrtarëve komunalë, në përgatitjen e atij projekti ishin kyqur edhe ekspertë të Komisionit Evropian, në mënyrë që të hartohej një projekt sa më modern për qytetin e Mitrovicës. Për projektin që ishte siguruar edhe financimi nga BE-ja”, thuhet në shkrim.
Përurimi i sheshit të Mitrovicës do të bëhët sot duke filluar nga ora 17:00./gazetametro.net/