Përfaqësues të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, kanë shprehur shqetësimin e tyre për planet e komunës rreth marrjes së kredisë për financimin e projektit ‘Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve fekale, atmosferike dhe industriale në qytetin e Mitrovicës me rrethinë’.
Ata gjatë një konference për media të shtunën në Mitrovicë me temën ”Bahtiri pasi futi komunën në borxhe të mëdha, tenton ta thelloj gjendjen duke marrë kredi për t’i arrritur qëllimet e tij personale”, e kanë quajtur të dëmshme për qytetin dhe të papranueshme, hyrjen në kredi të kësaj komune.
Sipas tij, projektet e propozuara nga komuna nuk janë të përfshira në BKK dhe nuk janë të planifikuara në KASH, ndërsa, potencoi se komuna vetëm dy vitet e fundit ka krijuar borxhe mbi një milion, pa mbulesë.
Ai ka përmendur po ashtu se vlera prej 7 milionëve për të cilat komuna po tenton të marrë kredi në emër të projektit, nuk është reale, por shumëfish e ngritur bazuar në standardet teknike të kësaj lëmie.