Deputetja Blerta Deliu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK’së, ka shprehur shqetësimin e partisë së saj për shtyrjen e vendimit për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjithashtu, ajo ka kërkuar në emër të PDK’së angazhim ndërkombëtar për lirimin e Haradinajt.
“PDK’ja kërkon nga autoritetet e Francës dhe faktori ndërkombëtar të angazhohen në lirimin e Haradinajt”, ka thënë Deliu.
Madje, PDK’ja e konsideruar si padrejtësi mbajtjen e Haradinajt në Francë.
Po ashtu, shqetësim për mbajtjen e Haradinajt ka shprehur edhe LDK’ja, duke kërkuar drejtësi nga autoriteteve franceze.
“Kërkojmë nga drejtësia franceze drejtësi dhe vetëm drejtësi. Asgjë më shumë”, ka thënë Besa Gaxeherri.
Ndryshe, gjykata franceze sot në Francë shtyu vendimin përfundimtar për Haradinajn, me arsyetimin për t’i dhënë kohë autoriteteve serbe për të sjell dëshmi./gazetametro.net