Loading…

PDK’ja mbledh kryesinë, Lushtaku: Do t’i diskutojmë shkeljet kushtetuese nga VV’ja

  • 10/08/2026 | 17:01

PDK’ja mbledh kryesinë, Lushtaku: Do t’i diskutojmë shkeljet kushtetuese nga VV’ja

Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur strukturën e saj drejtuese për të shqyrtuar zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e krijuar në institucionet e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Para takimit, deputeti Mërgim Lushtaku tha se një pjesë e diskutimeve do t’i kushtohet përplasjes së fundit rreth funksionimit të institucioneve dhe vendimeve që, sipas tij, nuk janë në përputhje me Kushtetutën.

“Dhe sigurisht që do të diskutojmë shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës dhe do të vazhdojmë diskutimin se cilat janë hapat dhe veprimet që do të ndërmarrim karshi kësaj ngërçi politike që dy vite që po vazhdon me zgjedhje të njëpasnjëshme. Dhe fatkeqësisht shohim që kjo, domethënë, ngërçi politike edhe nuk po munden me dalë jashtë shkeljeve të radhës. Sado që i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, i bie që vetëm të rikonfirmojmë shkeljen e radhës. Dhe po shohim që, në, këtë rast është bërë normë shkelja e Kushtetutës dhe sigurisht që më, besoj që nuk është vetëm pjesa institucionale apo vendosja e dërgimit në Gjykutën Kushtetuese, po do të jetë edhe veprime të tjera”, tha Lushtaku.

Ai bëri të ditur se PDK-ja do të shqyrtojë edhe mënyra të tjera reagimi, duke mos e kufizuar përballjen vetëm në procedurat gjyqësore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë