Loading…

PDK’ja tërheq 3 zëvendësministra, po përgatitet për zgjedhje

  • 20/03/2017 | 19:15

PDK’ja tërheq 3 zëvendësministra, po përgatitet për zgjedhje

PDK’ja po përgatitet për zgjedhje, pasi po i tërheq tre zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës që vijnë nga kjo parti.


Sot pasdite ishte Lirak Çelaj, kryetar i Degës së PDK’së në Prishtinë, që konfirmoi për gazetametro.net se ka dhënë dorëheqje, ndërkaq mësohet se edhe dy zëvendësministra të tjerë do ta bëjnë të njejtën gjë.

Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Mitrovicës, Avni Kastrati dhe të përfolurin për kandidat për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni.

Burime të gazetametro.net mësojnë se largimi i tyre bëhet pikërisht për shkak të zgjedhjeve. Ndonëse zgjedhjet komunale do të mbahen në vjeshtë të këtij viti, politika në Kosovë është duke u bërë gati edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme në nivel vendi.

Avni Kastrati më herët ka qenë i pari i Mitrovicës, por kishte humbur në zgjedhjet e fundit lokale e më pas kishte zënë vend në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Hajredin Hyseni ndërkohë, ka qenë më i përfoluri për kandidaturën për të parin e Podujevës. Hyseni kishte qenë edhe deputet në Kuvendin e Kosovës për dy legjislatura./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë