Loading…

PE: Të krijohet Asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

  • 27/02/2017 | 13:28

PE: Të krijohet Asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

PE kërkon nga që autoritetet kosovare “menjëherë të themelojnë Asociacionin e komunave serbe sipas marrëveshjes, së nënshkruar me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian”.

Gjithashtu, në propozim të rezolutës mbi Kosovën, të cilën duhet të miratoj Këshilli për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian, theksohet se këtë duhet bërë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, deputetja austriake Urlike Lunacek e ka përpiluar raportin i cili ka shërbyer si bazë për propozim të rezolutës. Në të i bëhet thirrje pesë anëtarëve të BE të cilët nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që të bëjnë një gjë të tillë, me pohimin se kjo do të kontribuoj normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, përcjellë gazetametro.net.

Gjithashtu kërkohet urgjentisht nga udhëheqësit e bashkësisë serbe në Kosovë që pozitën dhe rolin e vet të përfshinë në mënyrë të plotë në institucionet kosovare, të ndahen nga Beogradi dhe të punojnë në mënyrë konstruktive, në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në dokument i cili do t’i prezantohet Këshillit për politikë të jashtme të Parlamentin Evropian, theksohet shqetësimi për ekzistimin e mëtejmë të strukturave paralele serbe dhe kërkohet largimi i tyre, përcjellë gazetametro.net.

Deputetët evropian shprehin kënaqësinë për shkak të lidhjes së marrëveshjes Kosovë – BE për hyrje dhe theksojnë se “është shqetësuese se Kuvendi i Kosovës është në ngecje në ratifikimin e marrëveshjes mbi kufirin me Malin e Zi”. Thonë se liberalizimi i regjimit të vizave të BE për qytetarët e Kosovës është e mundur vetëm kur autoritetet kosovare e plotësojnë edhe këtë dhe kushtet e mbetura.

Kushti i dytë kyç është, siç është nënvizuar, “që të arrihen rezultatet prekëse në dënimin e personave të nivelit të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar”.

Eurodeputetët përsëri shprehin shqetësimin për shkak të ngecjes në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se që këto nuk i janë nënshtruar drejtësisë e sidomos në veri të Kosovës.

Ata njëkohësisht përshëndesin atë që Kosova e ka fituar statusin e vëzhguesit në Këshillin e Evropës dhe i bëjnë thirrje Serbisë që të mos ndërhyjë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe regjionale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë