Loading…

Peach: Asociacioni i rëndësishëm, por s’duhet t’i pengojë marrëveshjet tjera dhe normalizimin

  • 28/01/2023 | 12:36

Peach: Asociacioni i rëndësishëm, por s’duhet t’i pengojë marrëveshjet tjera dhe normalizimin

Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka thënë se arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë kërkon guxim dhe kompromis, përfshirë edhe zbatimin e marrëveshjeve të kaluara.


Për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Peach tha se është një element i rëndësishëm, por që s’duhet të pengojë arritjen e marrëveshjeve tjera.

“Arritja e një marrëveshjeje të përhershme që përmirëson jetën e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë do të kërkojë guxim dhe kompromis të liderëve politikë nga të dyja palët. Edhe Kosova edhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e marra në dialog. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një nga elementët thelbësorë që duhet të adresohet, por kjo nuk duhet të pengojë zbatimin e marrëveshjeve të tjera në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja apo përparimin drejt normalizimit përfundimtar”, ka thënë Peach në një intervistë për mediumin kroat “Vecerni list”, transmeton Gazeta Express.

Ai ka shtuar se i takon Kosovës dhe Serbisë të përcaktojnë se si do të duket Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Si Serbia ashtu edhe Kosova kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve të tyre që të vazhdojnë të bisedojnë dhe të punojnë në hapa praktikë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij janë aktivisht të angazhuar në dialog dhe jam i sigurt se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”.

Peach në këtë intervistë ka thënë se janë në dijeni për qëllimet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se këtë do ta kundërshtojnë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë