Loading…

Peci: Kurti është kryeministri në rajon që më së paku përballet me mediat lokale

  • 04/11/2026 | 23:02

Peci: Kurti është kryeministri në rajon që më së paku përballet me mediat lokale

Analisti politik, Lulzim Peci, ka kritikuar raportet e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave të tij me mediat vendore, duke thënë se ato po injorohen në masë të madhe.


Peci deklaroi se Kurti është ndër kryeministrat në rajon që është përballur më së paku me mediat lokale.

Sipas tij, kryeministri u kushton më shumë hapësirë intervistave për mediat ndërkombëtare sesa atyre vendore, ndërsa të njëjtën qasje, siç tha ai, e kanë edhe ministrat e kabinetit qeveritar.

“Kryeministri Kurti pa dyshim është kryeministri në rajon i cili më së paku është ballafaquar me mediat lokale. Po ta shikosh hollë e hollë, Kurti ka dhënë më shumë intervista për mediat ndërkombëtare sesa për ato lokale. E njëjta ndodh edhe me ministrat e tij. Injorimi është i nivelit të lartë”, tha Peci në ”Click” të RTV21

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë