Loading…

Peci në takim me Drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë: Nga qershori, 10 milionë euro grante për sistemin e ujitjes

  • 17/05/2023 | 10:01

Peci në takim me Drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë: Nga qershori, 10 milionë euro grante për sistemin e ujitjes

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se së shpejti në bashkëpunim me bankën Botërore do të nënshkruhet marrëveshja për një grant në vlerë 10 milionë euro për investime në ujitje, transmeton Gazeta Metro.


Peci, gjatë takimit me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, folën për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve bujqësore të vendit.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë vendorë e ndërkombëtarë për të zbatuar projekte dhe iniciativa të përbashkëta që për qëllim kanë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, tha Peci,

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, maj 2023 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mirëpriti në takim Drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Massimiliano Paolucci, me të ç’rast bashkëbiseduan rreth mundësive të thellimit të bashkëpunimit të cilat kanë për synim ngritjen e kapaciteteve bujqësore të vendit përmes investimeve në ujitje.

Gjatë këtij takimi, Ministri Peci tha se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë vendorë e ndërkombëtarë për të zbatuar projekte dhe iniciativa të përbashkëta që për qëllim kanë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. “Me qëllim që t’i adresojmë në mënyrë sa më efikase sfidat e sektorit, Banka Botërore si një partner i rëndësishëm vijon ta mbështes vendin tonë nëpërmjet instrumenteve financiare dhe asistencës teknike, me ç’rast kam kënaqësinë që së shpejti përmes fondeve të Bashkimit Evropian dhe partnerit implementues; Bankës Botërore do ta nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi për një grant të ri në vlerë prej 10 milionë euro për investime në ujitje”, tha mes tjerash Ministri Peci.

Nga ana e tij, z. Paolucci përshëndeti angazhimin e Ministrit Peci në orientimin e politikave zhvillimore për arritjen e objektivave të tij strategjike për avancimin e sektorit bujqësor në Kosovë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë