Drejtori i institutit KIPRED, ish-ambasadori Lulzim Peci,mee një postim në rrjetin social Facebook, ka komentuar rreth ujdisë së mbrëmshme ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.
Ai theksoi se edhe përse është arritur kjo ujdi, zbatimi i saj do të jetë shumë i vështirë sipas tij.
Peci thotë se me këtë marrëveshje, Kosovës i hapen shumë dyer që deri më tani i kishte të mbyllura.
Postimi i plotë:
Me demek, merre ose merre!
Tani besoj se krejte klasa politike eshte pjekur, dhe nuk ka mbete asnje pa e kuptuar se cfare do te thote presioni i perendimit, e cila tani perfundoi me kete konstelacion te Qeverise se Kosoves.
Arritja e marreveshjes eshte lajm i mire per Kosoven, pasi i hapen shume dyer, te cilat deri me tani kane qene te mbyllura! Zbatimi do te jete i veshtire, por asnje gje e rendesishme nuk behet lehte! Mirepo, permes tejkalimit te ketyre veshtiresive jeta jone do te behet me mire! Na prifte e mbara, dhe mbreterofte paqja e humaniteti ne Kosove e regjion!./gazetametro.net
Kujtojmë që mbrëmë ne Ohër, nën ndërmjetësimin e diplomatëve europian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak, kryeminsitri Kurti dhe presidenti serb Vucic arritën marrëveshjen për planin e zbatimit të planit franko-gjerman./gazetametro.net