Loading…

Peci sheh ende mundësi që Kurti të garojë për deputet

  • 21/01/2021 | 23:56

Peci sheh ende mundësi që Kurti të garojë për deputet

Kandidati për deputet në radhët e VV-së, Faton Peci, vlerëson se nuk janë shterur të gjitha mundësitë dhe se nuk mund të thuhet tash që liderit të VV-së, Albin Kurti do t’i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 shkurtit.


Peci në një intervistë tha se Kurti, kur është dënuar me kusht para dy vjetësh e gjysmë, ishte në fuqi një Kod tjetër Penal.

KQZ-ja nuk ka certifikuar Kurtin dhe 46 kandidatë tjerë nga të gjitha partitë për zgjedhjet e ardhshme, me arsyetimin se në 3 vjetët e fundit kanë dënime të formës së prerë, bazuar në aktgjykimin e fundit të Kushtetueses.

“Nuk janë ezauruar të gjitha mundësitë legale dhe ankimore. Në parim mendoj vendimi i Kushtetueses ka dalë përtej edhe interesimit për çka ishte lënda. E dyta, Kurti s’ka pas dënim me burgim, ka pas me kusht, Kodi Penal ka ndryshuar, mbi bazën e kësaj ka një parim, që efekti retroaktiv zbatohet vetëm kur është në favor të palës, kështu që dënimi me kusht nuk zbatohet në këtë rast”, ka thënë Peci në Interaktiv.

Peci është në listën e VV-së si pjesë e Iniciativës Qytetare të Vjosa Osmanit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë