Loading…

Pedofili rus arrestohet midis Prishtinës

  • 16/10/2019 | 12:11

Pedofili rus arrestohet midis Prishtinës

Rusi Artyom Skrobov që konsiderohet pedofil, është arrestuar dje në një hotel të Prishtinës, pasi dyshohet se është i përfshirë në skena me motive të ulëta me fëmijë, transmeton Gazeta Metro.


Organet e rendit kanë gjetur se 39-vjeçari Artyom Skrobov merret me krime kibernetike. Në pajisjet e tij janë gjetur elementë të inxhinierisë teknologjike (IT), mjete për “phishing” dhe ndërhyrjes në privatësi përmes softuerëve të fushës së sigurisë.

Skrobov është edhe hulumtues i sigurisë në kompaninë “Check Point”, me interes të veçantë në “inxhinierinë e kundërt” dhe hakimin e nivelit të ulët.

Sipas të dhënave të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, nuk dihet nëse Andrey Skrobov ka lidhje të drejtpërdrejta me institucionet e sigurisë së Federatës së Rusisë, por është vërtetuar se i njëjti në Kosovë (Jarinjë) ka hyrë me tren nga Serbia.

Në hulumtimin e redaksisë për Skrobovin, në rrjetin e tij social në Facebook shihet se më 12 tetor ka postuar fotografi nga Kragujevci i Serbisë.

Sipas përmbajtjes së fotografive të postuara, shihet prania e shtuar e fotografive me fëmijë nëpër parqe në qytete të ndryshme nëpër botë.

Gjithashtu, në YOUTUBE , ai shihet tek mban një prezantim hulumtues “sulmet e avancuara me SMS”, gjë që e ndërlidh Artyom Skrobovin, rusin e arrestuar në Prishtinë me dyshimet e përfshirjes në krim kibernetik.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e këtij të dyshuari në raportin e saj 24 orësh për dyshimet për kryerje të veprës penale keqpërdorim i fëmijëve me pornografi.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në cilësinë e provave policia ka konfirmuar se ka sekuestruar: një laptop, një telefon mobil, një aparat fotografik dhe një SD kartë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë