Loading…

Peja shënon fitore dramatike ndaj Feronikelit

  • 09/10/2019 | 18:36

Peja shënon fitore dramatike ndaj Feronikelit

Peja ka shënuar fitore dramatike ndaj Feronikelit në Karagaçi me rezultat 89:95 (20:21, 16:21, 20:23, 33:30) në kuadër të javës së katërt të Superligës, transmeton Gazeta Metro.


Ndeshja është zhvilluar në palestrën ‘Karagaçi’ edhe pse Feronikeli ishte vendas, megjithatë, për shkak se palestra në Drenas ende nuk është e gatshme, takimi u zhvillua në Pejë.

Ndeshja ka qenë shumë interesante dhe e barabartë, derisa pejanët në minutën e fundit siguruan fitoren. 20:21 për Pejën përfundoi çereku i parë, derisa ai i dyti 16:21 dhe i treti 20:23. Kur u mendua se Peja do të shënonte fitore të sigurtë, Feronikeli luftoi deri në fund dhe arrin të barazojë rezultatin në 82:82. Më pas ishte rezultat i ngushtë 85:86 dhe 89:90. Peja ishte më e përqendruar dhe fitoi në fund 89:95.

Tyrlon Garland me 29 pikë ishte më i dalluari te Feronikeli, kurse te Peja u dalluan Henrik Sirko me 25 pikë, Jamicheal Morgan me 24 dhe Jordan Martin me 20.

Feronikeli ka tri humbje nga tri ndeshje të zhvilluara, derisa Peja ka dy fitore dhe një humbje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë