Loading…

Pejë: Hy në barnatore për të blerë barna, por ikën pa i paguar ato

  • 31/10/2019 | 10:24

Pejë: Hy në barnatore për të blerë barna, por ikën pa i paguar ato

Policia e Kosovës dje në Pejë e ka arrestuar një person, i cili kishte hyrë në një barnatore dhe kishte kërkuar disa lloje të barnave dhe ka ikur pa i paguar fare, shkruan Gazeta Metro.


Në raport thuhet se i dyshuari mashkull K/Egjiptian pasi i janë ofruar barnat e kërkuara, ka ikur pa e bërë pagesën e tyre.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe dërgohet në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Rr. “Adem Jashari”, Pejë 30.10.2019-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian, pasi që i njëjti kishte hyrë në një barnatore dhe kishte kërkuar disa lloje të barnave. Pasi i janë ofruar barnat, i dyshuari pa e bërë pagesën kishte marrë barnat dhe ishte larguar nga barnatorja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe dërgohet në mbajtje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë