Loading…

Pelegrinët brenda Manastirit në Banjskë lirohen, përcillen për në Novi Sad nga EULEX

  • 25/09/2023 | 17:10

Pelegrinët brenda Manastirit në Banjskë lirohen, përcillen për në Novi Sad nga EULEX

Një grup terrorist i armatosur gjatë së dieles sulmoi policinë e Kosovës, ku i vdekur mbeti rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.


Grupi i përbërë prej 30 personash u barrikaduan brenda një Manastiri në fshatin Banjskë të Zveçanit, e ku u raportua se brenda kishte edhe një numër pelegrinësh.

Sipas mediave serbe, ata u përcollën për në Novi Sad nga EULEX-i, përcjell Klankosova.tv

Nuk ka më shumë informacione lidhur me këtë rast.

Nuk bëhet e ditur se kush ishin këta persona, ishin besimtarë apo i takonin grupit terrorist.

Klankosova.tv do të kërkojë informacione nga EULEX lidhur me rastin/Klankosova.tv

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë