Loading…

Pena që la gjurmët e një epoke

  • 14/01/2017 | 13:11

Pena që la gjurmët e një epoke

Thoshim e shkruanim edhe për të gjallë të tij: Mjafton të përmendet vetëm emri Ramiz Kelmendi dhe ai secilit dashamir të librit do t’i vinte përpara, në mendje e para syve, me tregimet e rrëfimet e tij letrare, me romanet e dramat, me reportazhet e publicistikën që bëjnë histori, me stilin që të rrëmben e gjuhën filigran e aq të pasur.


Në një përvjetor të jetës e të krijimtarisë së Ramiz Kelmendit, si një mikun e tij, për shumë vite edhe kolegun nga i cili mësova zejen e gazetarisë, më thanë të flisja për të, të shpalosja kujtime dhe ndonjë vlerësim, shkruan Zenun Çelaj, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Dhe ndërsa po meditoja për njërin nga emrat më të veçantë të letërsisë dhe të gazetarisë në Kosovë, me vetveten nisa të debatoj të flas më shumë për Ramizin gazetar, apo letrar, pedagog apo menaxher, ndoshta për Ramizin veprimtar të çështjes kombëtare?

Edhe sot përballem me këto mëdyshje. Megjithatë është thuaja e pamundur të ndahet Ramizi nga cilado nga këto fusha, në të cilat gjatë këtyre dekadave të jetës e të veprimtarisë la gjurmë të pashlyeshme, shumë domethënëse.

Të tillë e njoha qe para shumë dekadash, që kur qesh i nderuar të jem kolegë, mbi të gjitha shok, me Ramizin, fillimisht ai gazetar në zë e unë një fillestar dhe i pasigurt se do të mund të përballoj këtë sfidë jetësore.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë