Loading…

Pendohen që e kishin kryetar: Majtistit ekstrem Jeremy Corbyn i ndalohet rikthimi në partinë Laburiste britanike

  • 26/01/2022 | 14:23

Pendohen që e kishin kryetar: Majtistit ekstrem Jeremy Corbyn i ndalohet rikthimi në partinë Laburiste britanike

Lideri i opozitës britanike për shumicën e dekadës së kaluar Jeremy Corbyn ishte pezulluar nga Partia Laburiste në tetor të 2020’s pasi partia e tij u akuzua për antisemitizëm sistematik. Hetimi brenda partiak kishte zbuluar raste të pamohueshme por edhe neglizhencë të vet asokohe kryetarit të partisë, transmeton Gazeta Metro.


Corbyn ishte i njohur për qëndrime të skajshme antisemite edhe më parë, shto edhe animin e tij të hapur drejt majtizmit ekstrem.

Corbyn që ka mohuar akuzat dhe ka vlerësuar këtë si një luftë brendshme politike është akuzuar edhe nga shoqatat hebreje  dhe ish kryeministri britanik David Cameron. Ai kishte deklaruar se ata ‘nuk janë të aftë të kuptojnë ironinë angleze” dhe se hebrenjtë një prej problemeve të tyre paskan edhe “se nuk lexojnë histori”.

Hebrenjtë mbajnë mend mirë hisotrinë pasi deputetë britanik nga radhët e laburistëve kishin braktisur partinë dhe e kishin akuzuar atë dhe mbështetësit e tij për antisemitizëm.

Në mes të disa rasteve të antisemitizmit Corbyn në një parafjalë të një libri kishte shkruar një prej shembujve kryesor të antisemitizmit të llojit më të çmendur duke e mbështjellë me atë që ai quan ‘ironi angleze’.

“Financat kontrollohen nga një racë e vetme dhe e çuditshme, që kanë pas vetes shumë shekuj të përvojës financiare” dhe “që janë në një pozitë të veçantë për të kontrolluar politikat e kombeve” kishte shkruar Corbyn.

Anglezët e Laburistëve sot pas një votimi partiak nuk e lejuan atë të kthehet në parti, pa ‘ironi’ fare.

Corbyn ishte në krye të partisë laburiste kur u dërrmuan nga konservatorët në zgjedhje dhe pësuan humbjen më të keqe në një shekull në zgjedhje. Anglezët me ironi nuk i pranuan idetë e tij ‘ironike’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë