Ministrja e Mbrojtës së Shqipërisë, Mimi Kodheli e cila po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovës, ka shprehur besimin e saj se pengesat ligjore për transformim e FSK-së në ushtri do të kalohen shpejtë.
Ajo këto deklarata I ka bërë në një konferencë të përbashkët pas takimit me ministrinë FSK-së, Haki Demolli.
“Personalisht besoj se shpejt do të kalohen pengesat qoftë ligjore apo tjera për transformimin e FSK-së në ushtri”, është shprehur ajo.