Pak para se të arrinte ministri i punëve të jashtme në Turqi ka njoftuar agjencia e inteligjencës së Turqisë të enjten se ia kishte dalë të ndalonte një përpjekje të sulmit në Stamboll të premten e kaluar, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raporteve të inteligjencës turke agjentët iranianë që planifikonin diplomatë dhe turistë izraelitë gjendeshin në Stamboll. Një prej caqeve të tyre ishte ish ambasadori izraelit i cili me gruan po qëndronin në qytet.
Inteligjenca turke dhe policia ka arrestuar 10 të dyshuar të premten e kaluar, përfshi bashkëpunëtor lokal, në hotelin Sol dhe tre të tjerë që kishin marrë me qira apartamente në rrethinë.
Anëtarët iranianë të inteligjencës dhe anëtarët e Gardës Revolucionare Islamike janë shtirur si studentë, biznesmenë dhe turistë. Turqia ka njoftuar se ‘Mossad’, agjencia e inteligjencës së Izraelit, kishin lokalizuar shtetasit izraelitë që ishin cak i sulmit dhe i transportuan në Izrael me aeroplan privat./gazetametro.net