Loading…

Pentagon gati opsionet për sulm ndaj Iranit, ja paraqet Presidentit Trump

  • 20/09/2019 | 15:32

Pentagon gati opsionet për sulm ndaj Iranit, ja paraqet Presidentit Trump

Zyrtarët e Pantagonit do t’ia paraqesin presidentit amerikan, Donald Trump, një radhë të gjatë opsionesh ushtarake se si t’i përgjigjet SHBA’ja sulmit ndaj industrisë së naftës në Arabinë Saudite, transmeton Gazeta Metro


Washington e ka fajësuar Iranin për sulmin.

Ushtria më 20 shtator do ta paraqesë para presidentit Trump një listë të synimeve të mundshme të sulmeve ajrore brenda Iranit, mes përgjigjeve të tjera të mundshme, i thanë agjencisë AP disa zyrtarë amerikanë të afërt me këtë çështje.

Zyrtarët thanë se Pentagoni do të paralajmërojë gjithashtu Trumpin, se veprimi ushtarak kundër Iranit, mund të përshkallëzohet në një konflikt të plotë të armatosur.

Vendimi për hakmarrje ndaj Iranit, mund të varet nga lloji i provave që amerikanët dhe hetuesit sauditë janë në gjendje të ofrojnë, për të mbështetur pretendimet se sulmet u nisën nga Irani.

Disa zyrtarë të administratës, përfshirë sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, kanë pohuar se Teherani ishte pas sulmit.

Pas takimit me aleatët në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Pompeo tha më 19 shtator se ekzistonte një “konsensus i jashtëzakonshëm në rajon” që Irani kreu sulmin pavarësisht mohimeve të tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë