Loading…

Pentagoni ngre alarmin: Mbi 8 mijë ushtarë në gatishmëri të lartë, Rusa nuk po zmbrapset

  • 24/01/2022 | 21:28

Pentagoni ngre alarmin: Mbi 8 mijë ushtarë në gatishmëri të lartë, Rusa nuk po zmbrapset

Pentagoni ka ngre alarmin rreth situatës së tensionuar në Ukrainë, duke ngritur në gjendje gatishmërie 8,500 trupa amerikan në rast sulmi nga Rusia në Ukrainë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas agjencisë së lajmeve AFP, nga Departamentit të Mbrojtjes të SHBA’së (Pentagon), është thënë se SHBA ka vendosur 8.500 trupa në gjendje gatishmërie për t’i dalë në ndihmë Ukrainës

Tutje sipas kësaj agjencie lajmesh thuhet se Rusia nuk ka ndërmend të zmbrapset dhe të de-përshkallëzojnë situatën

“Rusët nuk kanë ndërmend për momentin të de-përshkallëzojnë” raportohet të kenë thënë në Pentagon.

Shtetet e Bashkuara janë duke përshtatur dhe përsosur planet e tyre ushtarake për të gjithë skenarët e krizës ukrainase, tha sot Shtëpia e Bardhë.

Ndryshe, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jean Psaki, tha se Shtetet e Bashkuara “kurrë nuk e përjashtuan opsionin e ofrimit të ndihmës për vendet në krahun lindor të NATO’s edhe para çdo pushtimi” të Rusisë në Ukrainë.

Presidenti Joe Biden u takua me ekipin e sigurisë kombëtare në rezidencën e tij në Camp David të shtunën, kur u informua për opsionet për vendosjen e trupave amerikane në Evropën Lindore në përgjigje të vendosjes së shtuar të forcave të armatosura ruse përgjatë kufirit me Ukrainën.

Sipas Reuters, presidenti amerikan do të zhvillojë një video-takim të mbyllur nga Dhoma e Situatës në Shtëpinë e Bardhë mbi temën e krizës ukrainase me liderë të shumtë evropianë gjatë ditës së sotme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë