Loading…

Për 30 ditë vdesin 1.200 njerëz prej sëmundjes së njëjtë

  • 27/01/2017 | 09:19

Për 30 ditë vdesin 1.200 njerëz prej sëmundjes së njëjtë

Sëmundjet e rënda sot, përkundër medicinës se zhvilluar dhe mundësive të shumta të preventivës, janë kërcënim i madh për çdo njeri. Në Kroaci çdo vjet sëmuren 25.000 ndërsa vdesin 14.000 njerëz. Vetëm në janar të 2017 nga kanceri në Kroaci kanë vdekur afër 1.200 njerëz.


Informacioni i frikshëm është edhe më tmerrshëm duke marr parasysh se viteve të fundit këto sëmundje janë në rritje të sipër, edhe pse është bërë zhvillim jo vetëm në zbulimin e mekanizmit të paraqitjes së sëmundjes së keqe por edhe në mundësitë e konsiderueshme në përmirësimin e diagnostikimit, as për afër nuk mund të jemi të kënaqur me arritjet në zgjidhjen e kësaj lufte, transmeton gazetametro.net.

Format më të shpeshta të kësaj sëmundjeje janë kancer i mushkërive, gjirit, zorrës së trashë, mitrës, prostatës dhe anusit.

“Më e rëndësishme është preventiva me të cilën mund të parandalojmë paraqitjen e një numri të madh të kësaj sëmundjeje. Për shembull, me ndërprerje të duhanit mund të parandalojmë jo vetëm kancerin e mushkërive por edhe kancerin e gojës, veshakëve dhe kanaleve të urinës. Gjëja e dytë e rëndësishme është zbulimi i atyre sëmundjeve malinje të cilat mund t’i zbulojmë në fazat e hershme të shërueshme, dhe ato janë kancer i gjirit, grykës së mitrës, vezoreve dhe zorrës së trashë”, ka thënë Prof. Dr. Damir Eljuga, gjinekolog dhe onkolog dhe kryetar i Ligës kroate kundër kancerit.

Liga kroate kundër kancerit është themeluar në vitin 1966 me iniciativën e akademikut Ive Padovan, dhe sivjet e shënon 50 vjetorin e themelimit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë