Vdes në spitalin e burgut bosi i mafias ‘Cosa Nostra’, Matteo Messina Denaro. 62 vjeçari i cili ishte në arrati prej 30 vitesh u prangos në janar të këtij viti teksa po shkonte në kimoterapi në një klinikë private.
Ai ishte në koma të pakthyeshme në spitalin e qytetit të Italisë, L’Aquila, ku ishte i burgosur nën regjimin “41 bis” pas arrestimit të tij në Palermo janarin e kaluar Duke qenë i kërkuar për gati 30 vite, ai ishte i arratisuri më i gjatë i fshehur në Cosa Nostra.
Messina Denaro konsiderohet si një nga pasuesit e Bernardo Provenzanos, i cili u arrestua ndërsa ishte fshehur në fermë jashtë Corleone, Siçili, në prill 2006.
Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij u konsiderua si historike nga autoritetet pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.