Loading…

Për 5 ditë KEK’u ka paguar 3.5 milionë euro për import të energjisë elektrike

  • 28/12/2021 | 11:26

Për 5 ditë KEK’u ka paguar 3.5 milionë euro për import të energjisë elektrike

Sipas gazetës Infokus është mësuar sasisë e saktë e importit të energjisë elektrike dhe kostos qe KEK-u ka paguar për blerjen e kësaj sasie.


Sipas këtyre burimeve, nga data 23 dhjetor e deri me 27 dhjetor, Korporata Energjetike e Kosovës në total ka importuar 13140 MË/h energji elektrike. Kosto qe ka paguar KEK-u për ketë sasi të importit ka shkuar në 3.5 milionë euro.

Nga një kalkulim i thjeshtë i bije se rreth 265 euro është paguar kosto për 1 megavat ore të energjisë elektrike. Kjo e demanton alarmin qe e ka ndezur Qeveria e Kosovës se kosto e megavatit të energjisë elektrike në treg ka shkuar deri ne 600 euro.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, për import të energjisë elektrike është ngarkuar KEK-u duke u subvencionuar me 20 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Deri me tani, bazuar edhe në kontratën e shitjes së distribucionit përgjegjësinë për import të energjisë elektrike e ka Distribucioni KEDS/KESCO.

Kurse, përgjegjësi e KEK-ut është vetëm sasia që ka në dispozicion nga kapacitetet prodhuese dhe atë vetëm nëse e ka të nominuar për 24 orët e fundit.

E sipas  bilancit energjetik KEK aktualisht ka mungesë nga kapacitetet e saj prodhuese vetëm 120 megavat orë energjetike elektrike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë