Loading…

Për 50 vjetorin e Universitetit të Prishtinës

  • Nga

  • VLORA DUMOSHI

  • 15/02/2020 | 14:10

Për 50 vjetorin e Universitetit të Prishtinës

Themelimi i Universitetit të Prishtinës është ngjarje madhore në historinë e kulturës shqiptare. Prandaj, ju uroj nga zemra 50 vjetorin, duke shprehur respektin dhe konsideratën time më të thellë për punën e vyeshme që bëni për të ngritur edhe më lart dijen, shkencën dhe kulturën e vendit tonë.


Shkruan Vlora Dumoshi

Me këtë rast, kujtojmë me nderim dhe respekt të gjitha përpjekjet që çuan në themelimin e këtij Universiteti, veçmas kontributin e madh që kanë dhënë demonstratat e vitit 1968 dhe plejada e patriotëve shqiptarë që sakrifikuan çdo gjë për përparimin tonë kombëtar.

Po ashtu, me respekt të thellë, duhet të kujtojmë themeluesit e Universitetit, rektorët dhe profesorët si Dervish Rozhaja, Gazmend Zajmi, Idriz Ajeti, Mark Krasniqi, Hajredin Hoxha, Fehmi Agani, Syrja Pupovci, Ali Hadri, Hasan Mekuli e Muslim Mulliqi dhe një plejadë e tërë intelektualësh dhe patriotësh të vyer, që u bënë pishtarë të dijes dhe të kulturës. Pa dyshim, rol të pazëvendësueshëm në të gjitha përpjekjet tona kombëtare kanë dhënë studentët e këtij Universiteti, të cilët krahas studimeve, janë përfshirë edhe në zhvillime politike, duke u dhënë atyre shtytje dhe dinamikë të veçantë.

Universiteti i Prishtinës, prej themelimit u bë shtylla themelore e zhvillimit të vendit tonë Kosovës, duke luajtur rol fundamental në emancipimin dhe ngritjen politike e kulturore. Kurse gjatë viteve të rënda të shtypjes serbe, ky Universitet, me profesorë dhe studentë, u bë gardian i lirisë, demokracisë dhe pavarësisë. Prandaj, si Ministre e Kulturës, u jam pafundësisht mirënjohëse, juve dhe të gjithë paraardhësve tuaj.

Po ashtu, shpreh vullnetin dhe dëshirën time që të punojmë bashkë, në dobi të vendit dhe të kulturës së vendit tonë.

(Autorja është Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë