Loading…

Për 7 javë, 911 kosovarë me koronavirus kanë hyrë në Gjermani

  • 05/08/2020 | 23:15

Për 7 javë, 911 kosovarë me koronavirus kanë hyrë në Gjermani

Ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj ka zbuluar shifra shqetësuese për kosovarët e kthyer pas pushimeve në Gjermani, shkruan Gazeta Metro.


Cufaj tha se vetëm për 7 javët e fundit, 911 kosovarë që kanë hyrë në Gjermani kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Për 7 javë në Gjermani kanë hyrë 911 shtetas kosovarë pozitivë me COVID-19, kjo pas kthimit nga pushimet”, tha Cufaj, transmeton Gazeta Metro.

Cufaj po ashtu tha se kushdo që hyn nga Kosova në Gjermani do të testohet për COVID-19.

“Kush hyn nga Kosova në Gjermani duhet të testohet për COVID-19”, tha Cufaj në Klan Kosova.

Kujtojmë se në Kosovë ka një rritje të madhe të numrit të rasteve me COVID-19, po ashtu edhe numri i të vdekurve është rritur dhe institucionet zyrtare kanë thënë tani se situata është rënduar.

IKSHPK’ja ka apeluar të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e ndërmarra, të mbajnë maskat, të ruajnë distancën dhe të lajnë duart. Po ashtu është rekomanduar që të shmangen vizitat familjare pasi situata është e rënduar tani.//gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë