Loading…

Për 9 muaj 76 persona vdiqën në aksidente: Tani në Kosovë shfaqet ‘Schumacheri’ duke vozitur në 250 km/h

  • 30/10/2019 | 09:51

Për 9 muaj 76 persona vdiqën në aksidente: Tani në Kosovë shfaqet ‘Schumacheri’ duke vozitur në 250 km/h

Një shofer kosovar ka shkelur shpejtësinë prej 250 kilometra në orë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, me veturën e tij BMW, shkruan Gazeta Metro.


Ka shumë raste kur shoferët kosovar zgjedhin autostradën që të testojnë shpejtësinë e veturave të tyre.

Njëjtë ka ndodhur edhe me shoferin në fjalë, i cili ka bërë një video duke vozitur në 250 km/h.

Video është postuar në rrjetet sociale ku aty ky shofer ka marrë shumë kritika, duke kërkuar që nga ai të ketë kujdes, pasi që së fundi në Kosovë ka shumë aksidente me fatalitet, pikërisht nga pakujdesia.

Vetëm gjatë muajve janar – shtator, 2019, sipas Policisë së Kosovës, 76 persona kanë vdekur në aksidente trafiku, ndërsa 8.625 persona janë lënduar. Në shumicën e rasteve, sipas Policisë, fajtor është faktori njeri dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar për ngasje.

Gjatë këtij viti, përkatësisht gjatë periudhës janar – shtator, janë regjistruar gjithsej 11.732 aksidente, që në një llogaritje të thjeshtë i bie rreth 43 aksidente brenda një dite.

Ndërkaq kjo kundërvajtje e shoferit me veturën e tij BMW, në autostradë jashtë zonës urbane, dënohet me Ligjin Nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor.

Neni 56, pika 2 thotë se shoferi dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 200 deri në 600 euro, shoferi i cili jashtë zonës urbane lëviz me mjet mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut. Përveç gjobës, atij i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre muajsh, si dhe i shqiptohen tri pikë negative./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë