Loading…

Për AAK-në lirimi i Haradinajt jo i plotë

  • 12/01/2017 | 13:25

Për AAK-në lirimi i Haradinajt jo i plotë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është deklaruar menjëherë pas lirimit me kusht të Ramush Haradinajt nga Gjykata Franceze.

Për partinë që udhëhiqet nga Haradinaj, lirimi me kushtë është befasues dhe jo drejtësi e plotë.

“Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë. Ne apelojmë tek organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi”, thuhet në njoftimin që ka dërguar AAK.

Përveq kësaj AAK kërkon nga të gjithë qytetarët mbështetës që nuk pajtohen me këtë vendim  që të vazhdojnë mbështetjen.

“Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të zotit Haradinaj në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për zotin Haradinaj të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, siç e meriton vetë Zoti Haradinaj. Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i iniciuar me fletarrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt”, thuhet në fund të këtij reagimi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë