Loading…

Për Aneminë: Kura natyrale për të rritur Hemoglobinën

  • 28/01/2022 | 23:55

Për Aneminë: Kura natyrale për të rritur Hemoglobinën

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në mbarë organizmin. Përpos kësaj, hemoglobina nxjerr dioksidin e karbonit jashtë qelizave dhe në mushkëri.


Më pas dioksidi i karbonit nxirret gjatë frymëmarrjes. Sipas të dhënave sasia e ulët e hemoglobinës vështirëson kryerjen e këtyre funksioneve në organizëm. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për mënyrat e rritjes së nivelit të hemoglobinës në organizëm.

Merrni më shumë hekur

Duke ngrënë më shumë ushqime të pasura me hekur, nivelet e hemoglobinës do të rriten ndjeshëm. Hekuri përmirëson prodhimin e hemoglobinës dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Ushqimet e Pasura Me Hekur
-Mishi dhe peshku
-Vezët
-Frutat e thata
-Brokoli
-Barishtet
-Bizelet
-Arrorët dhe farat
-Gjalpi i kikirikut

Merrni më shumë folat

Folati është pjesë e kompleksit të vitaminave B, që luan një rol thelbësor në prodhimin e hemoglobinës. Nëse nuk merrni mjaftueshëm folat, trupi do të preket nga anemia e nxitur nga mungesa e tij dhe nivele të ulëta të hemoglobinës.

Ushqimet e pasura me folat

-Mishi i viçit
-Spinaqi
-Orizi
-Kikirikët
-Fasulet
-Avokado
-Sallata jeshile

Maksimizoni përthithjen e hekurit

Sipas të dhënave konsumi i ushqimeve të pasura me hekur është shumë i rëndësishëm, por nëse organizmi nuk e përthith atë, atëherë gjithçka ka shkuar dëm. Ushqimet e pasura me vitaminë C siç janë agrumet, luleshtrydhet dhe barishtet përmirësojnë përthithjen e hekurit. Përveç vitaminës C, ju mund të merrni edhe vitaminë A dhe beta karoten që maksimizojnë përthithjen e hekurit.

Ushqimet e pasura me Vitaminë A

-Peshku
-Mëlçia e viçit
-Kungulli
-Patatja e ëmbël
-Barishtet
-Ushqimet e Pasura Me Beta Karoten
-Karrotat
-Patatet e ëmbla
-Kungulli
-Pjepri
-Mango

Suplementët e Hekurit

Suplementët e hekurit mund të jepen vetëm me rekomandimin e mjekut. Kjo është e nevojshme sepse sasitë e larta të hekurit mund të jenë të rrezikshme. Nëse e teproni me hekurin do të prekeni nga sëmundjet e mëlçisë, konstipacioni, të përzierat dhe të vjellat. Suplementët mund të rrisin nivelet e hekurit në organizëm në mënyrë graduale dhe duhen marrë vetëm me rekomandimin e mjekut./AgroWeb

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë