Loading…

Për arrogancën e Vetëvendosjes dhe partneritetin me LDK’në

  • Nga

  • FLAMUR BEQIRI

  • 13/10/2019 | 15:23

Për arrogancën e Vetëvendosjes dhe partneritetin me LDK’në

Pse, exponent të caktuar brenda VV e përçmojnë LDK? Cila është arsyeja e një sjelljeje të tillë? Fakti se VV ka një shumë minimale të votave karshi LDK’së, nuk ju jep të drejtën atyre të sillen në këtë mënyrë dhe të reagojnë pamatshëm në çdo deklaratë të LDK’së e cila ka të bëjë me koalicionin e mundshëm në mes të këtyre dyjave.


Shkruan: Flamur Beqiri

Deklaratat e tilla të shoqëruara me ofendime për personalitete të caktuara të LDK’së nuk janë sinjal bashkëpunues. LDK ka traditë në partneritete politike me shumicën e spektrit politik në Kosovë, edhe me VV në legjislaturën e fundit por edhe me PDK, e cila konsiderohet fajtorja kryesore për gjendjen politike dhe ekonomike të Kosovës.

Për bashkëpunimin me PDK, LDK e ka paguar faturën e vet dhe në këtë rast i ka nda udhët me PDK për një kohë të gjatë. Një gjë duhet ta dijë VV’ja, LDK është konsekuente në bashkëpunimet e veta me të tjerët dhe i qëndron besnik partneritetit, për dallim prej të tjerëve.

Po ashtu, bashkëpunimit të mundshëm me VV, LDK i ka qelë udhë qysh para zgjedhjeve me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së dhe i është besnike këtij vendimi edhe pas zgjedhjeve andaj reagimet dhe sidomos ofendimet e tilla, nga eksponentë me peshë në VV, nuk i bëjnë nderë VV’së dhe janë të paarsyeshme. Në as edhe një rast nga as edhe një zyrtarë i LDK’së nuk ka pasur deklarime kundër koalicionit LDK-VV. Bile, të gjitha deklarimet nga LDK’ja kanë qenë pro këtij koalicioni.

Një gjë duhet ta dimë, LDK i ka lënë anash të gjitha veprimet anti LDK të cilat vinin nga VV’ja në të kaluarën për hirë të ndërtimit të një partneriteti politik për të mirë të Kosovës. Në anën tjetër, në fakt, ndoshta, këto reagime të cilat vinë nga individë të VV, janë si rezultat i mosgadishmërisë i një strukture të caktuar brenda VV të ndërtoj partneritet me LDK’në, marrë parasyshë faktin që një pjesë e madhe e strukturave aktive të VV’së vinë nga PDK, LPK e ndoshta edhe nga SHIK’u.

Pra, për dallim prej LDK’së, VV do të duhej të bindë opinionin së këta njerëz, kanë “evoluar” dhe kanë ndryshuar në raport me të kaluarën dhe se duhet të tregojë se këta zyrtarë nuk janë errsheku i këtyre reagimeve ndaj zyrtarëve të LDK’së. Në ndërtimin e partneriteteve, të çfardo natyre, palët duhet të jenë të kujdesshme në komunikim, t’i lënë emocionet anash e të respektojnë njëra tjetrën dhe sidomos të mos marrin pozicione, asnjëra palë, të natyrës “take it or leave it”.

Pra, ndërtimi i një partneritet politik, si fitues të zgjedhjeve, në mes të LDK dhe VV është imperativ i kohës dhe esencial për Kosovën. Është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, politik e social të Republikës së Kosovës. Dhe, është i rëndësishëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, Integrimin e mundshëm në strukturat Euroatlantike dhe posaqërisht në përmirësimin e imazhit të Republikës së Kosovës në botë.

(Autori është aktivist i LDK’së në Prishtinë, Dega IV)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë