Homazhe në nderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astri Dehari, i cili vdiq në burgun e Prizrenit do të organizohen edhe në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.
Përmes një njoftimi për media Lëvizja Vetëvendosje bënë me dije se homazhet do të bëhen nga ora 17:30.
Dehari ka ndërruar jetë të shtunën në mbrëmje në rrethana ende të paqarta, në burgun e Prizrenit ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës./gazetametro.net