Loading…

Për bojkotimin e Vucicit të ekipit të Kosovës: Lotët janë për publikun në Serbi

  • 24/06/2019 | 14:14

Për bojkotimin e Vucicit të ekipit të Kosovës: Lotët janë për publikun në Serbi

Vendimi i Aleksandar Vucicit, kryetar i Serbisë, që të mos marrë pjesë në hapjen e Lojërave sportive evropiane në Minsk, për shkak të “pjesëmarrjes së shtetit të vetëshpallur të Kosovës” nuk ka rëndësi ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.


Duke komentuar deklaratën e Vucicit se për shkak të vendimit që të mos marrë pjesë në hapje të Lojërave sportive evropiane për pak ka qarë dhe se i duket sikur edhe në sytë e kryetarit të Bellorusisë Aleksandar Lukasenko po ashtu ka parë lot, bashkëbiseduesit e gazetës “Danas” kanë thënë se kjo është dramaturgji konstante, e cila ka shkua një hap më tej.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes së parë të Brukselit pushteti i tanishëm në Sebri ka pranuar që e ashtuquajtura Kosovë të bëhet anëtare e lidhjeve të ndryshme sportive e shoqatave”, ka thënë Marko Jaksic, ish dëputet i IQ PSD – Oliver Ivanovic, në kuvendin e komunës së Mitrovicës së veriut.

Edhe për sociologen Vesna Pesic te kryetari Vucic e tëra është dramaturgji, paradë, rrëna e trillime destinuar për publikun e bdrendshëm. “Nuk e di çfarë mund të fitojë me rrena të reja e më të reja, meqë madje edhe ai populli i rëndomtë i cili e mbështet e di se është mua ai i cili më së shumti ka qëndruar dhe ka biseduar me zyrtarët e Kosovës. Pyetje është se kënd do ta vërë në hije më tutje me këtë propagandë e fushatë permanente të tijën”, ka thënë Pesic.

Sonja Biserko, kryetare e Këshillit të Helsinkit, mendon se Vucic sërish po e luan një lojë duke e penguar Kosovën si shtet, deri sa në anën tjetër ekzusiton komunikimi joformal e jotransparent ndërmjet pushtetit serb e atij të Kosovës.

Kjo tendosje shtesë e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës, sipas interpetimit të saj, është për shkak se Rusia gjoja dëshiron të përfshihet në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe të qëndrojë në anën serbe, deri sa Kosova i do ShBA-të në anën e saj. Edhe njëra, edhe pala tjetër do të donin ta përjashtojnë Evropën si ndërmjetësues në bisedime. E kjo, sipas Biserkos, është humbje kohe./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë