Loading…

Për çfarë vepra është i dënuar Shaban Syla në ‘Bllaca 2’, i cili sot hyri në grevë

  • 29/10/2019 | 11:54

Për çfarë vepra është i dënuar Shaban Syla në ‘Bllaca 2’, i cili sot hyri në grevë

I dënuari për rastin “Bllaca 2”, Shaban Syla, ka deklaruar se ka hyrë në grevë për shkak se i është zgjatur dënimi dhe se nuk dëshiron që të shoqërohet me armë të gjata kur shkon për t’u kontrolluar në QKUK, transmeton Gazeta Metro.


Rasti “Bllaca”, u iniciua pas deklaratave në publik të Nazim Bllacës, i cili në daljen e tij të parë publike në vitin 2009, kishte thënë se bëhet fjalë për vrasje, plagosje, marrje parash rrahje brutale, e shumë gjëra të tjera.  Në dy raste Gjykata i ka besuar deklarimeve të tij dhe janë nxjerrë dy aktgjykime të plotfuqishme. Ndër njerëzit e arrestuar nga deklaratat e Nazim Bllacës, ishte edhe Shaban Syla.

Syla në dhjetor të viti 2012 ishte gjetur fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë ndaj Adem Salihut, nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë ndërsa më pas edhe nga Gjykata e Apelit e cila kishte vërtetuar këtë vendim. Ndërsa ai dhe shokët e tij, ishin gjetur fajtor edhe për vrasjen e Ibush Kllokoqit, ku Syla u dwnua me 8 vite burgim.

Por, përveç kësaj emri i Shaban Sylës, është edhe në listën e plotë 51 të dyshuarve për krim të organizuar, i njohur ndryshe edhe si “Grupi i Azem Sylës”.

Dyshohet se tri vite më parë ka zbuluar se pronat e KBI “Kosova Export” janë shpronësuar nga njerëzit e Nazim Bllacës.

Po ashtu dyshohet se si dhjetëra hektarë tokë në Llapllasellë pas vdekjes së Lubica Simiq ishin përvetësuar nga të dyshuarit. Shaban Syla ishte shfaqur si person autorizuar i Kruna Blagojevicit, trashëgimtarë ligjor i pronës së Simiq. kishte qenë Shaban Syla. Bartja e pronës tek personi i autorizuar Shaban Syla ishte bërë me vendim të Nuhi Ukës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë