Loading…

Për dy ditë janë vaksinuar 1 mijë e 657 punonjës shëndetësorë, me vaksinën Pfizer

  • 06/05/2021 | 13:00

Për dy ditë janë vaksinuar 1 mijë e 657 punonjës shëndetësorë, me vaksinën Pfizer

Në sallën “1 tetori” në Prishtinë për dy ditë janë vaksinuar 1 657 punonjës shëndetësorë me vaksinën Pfizer.


Lajmin e ka bërë të ditur, Niman Bardhi, koordinator i Qendrës së Vaksinimit, në një konferencë për medie.

Ai ka sqaruar se ka pasur interesim të shtuar për vaksinim nga personeli shëndetësor.

“..deri më tani kemi vaksinuar 990 persona, kurse vetëm dje kishim 667 persona. Fluksi i profesionistëve shëndetësor është shumë i madh, madje sot shihet një fluks i tyre”.

“Mund të them që është një rritje më e madhe, por jo marramendëse diku 5-10 për qind mes AstraZeneca dhe Pfizer. Internimi është normal si atëherë si tani. Nuk mund të paragjykoj që i besojnë më shumë ose më pak”.

“Për të gjitha ata që nuk kanë mund të marrin vaksinën është dashtë që të ketë dëshmi sepse ka pas arsyetime të ndryshme që kishim situata të palakmueshme shëndetësore”.

“Ekspertet e fushës që kemi janë të mirë organizuar dhe sa i përket ruajtjes së zgjirit të ftohtë të vaksinave jemi në rregull deri më tani”.

Mexhide Sojeva, kryeinfermiere në Qendrën Emergjente, tha se arsyeja që ka pritur deri më tani për marrjen e kësaj vaksine është hezitimi për vaksinën e parë AstraZeneca.

“Po kam hezituar për vaksinën e parë, dhe për këtë arsye kam ardhur të marrë këtë vaksinë”.

“Dhimbje diçka nuk pata dhe Covidin e kam kaluar”, u përgjigj ajo.

Nga 15 mijë punëtorë shëndetësorë sa i ka Kosova, vetëm rreth 5 mijë nga ta janë vaksinuar në muajin mars, kur Kosova ka marrë 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca donacion përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë