Loading…

Për dy vjet hetuan një këngë: 4 gjëra rreth FBI që nuk i keni ditur më parë

  • 24/06/2019 | 15:15

Për dy vjet hetuan një këngë: 4 gjëra rreth FBI që nuk i keni ditur më parë

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) është shërbimi i brendsëhëm i intelegjencës dhe sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), e cila vepron nën juridiksionin e Depratamentit të Drejtësisë së këtij vendi, transmeton Gazeta Metro.


Në terrorizëm, kundër-inteligjencë dhe organizata kriminale kriminale në Shtetet e Bashkuara, FBI ka juridiksion mbi shkeljet e më shumë se 200 kategorive të krimeve federale. Ekzistojnë shumë gjëra rreth FBI’së që nuk i dijmë, e të cilat janë mjaftë interesante.

Gazeta Metro më poshtë u sjellë 4 fakte për Byronë Federale të Hetimeve (FBI).

1.Njerëzit largohen nga lista e të kërkuarve të FBI’së vetëm nëse kapen, vdesin, ose akuzat ndaj tyre bien.

Lista e të kërkuarve të FBI’së përmban persona të ndryshëm, të cilët kanë kryer krime të mëdha. Është e pamundur të largohesh nga kjo listë, përveç nëse vdes, kapet ose lirohet nga akuzat.

2. FBI nuk e ka pasur gjithmonë këtë emër

Kur Prokurori i Përgjithshëm, Charles Bonaparte, rekrutoi për herë të parë ish-detektivë dhe anëtarë të Shërbimit Sekret për hetues federalë, ai e konsideroi atë si një ‘forcë speciale agjenti’. Emri Byro, iu dha asaj në vitin 1935.

3. J.Edgar Hoover nuk lejonte gra në FBI

J.Edgar Hoover ka qenë drejtuesi i parë i FBI’së. Gjatë udhëheqjes së tij, gratë nuk kishin të drejtë të aplikonin për FBI. Vetëm pas vdekjës së tij, FBI rekturoi dy agjente gra, Sysan Lynn Roley dhe Joanne Pierce.

4. FBI njëherë kaloi dy vite duke hetuar një këngë

Gjatë vitit 1960, analistët në laboratorin e FBI’së kaluan më shumë se dy vjet duke hetuar tekstin e këngës ‘Louie Louie’ të Kingsmen. Pas thashethemeve se këngët përmbanin një gjuhë pornografike të fshehur, prindërit e shqetësuar e shfaqën zemërimin e tyre ndaj qeverisë.

FBI u përgjigjë duke hetuar këngën dhe në fund, publikoi një raport 120 faqësh me përfundimin se kënga ishte ‘e pakuptimtë në çdo shpejtësi’./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë