Loading…

Për ekstradimin e Haradinajt duhet miratimi i Ministrit francez të Drejtësisë

  • 10/02/2017 | 13:59

Për ekstradimin e Haradinajt duhet miratimi i Ministrit francez të Drejtësisë

Edhe në rast se Gjykata në Colmar të Francës vendos për ta ekstraduar Ramush Haradinajn në Beograd, para se kjo të ndodh do të duhet që edhe Ministria e Drejtësisë së Francës ta miratojë një vendim të tillë.


Kështu sqaron procedurat avokati i kreut të AAK’së në Kosovë, Arianit Koci. Megjithatë ai është i sigurt se çështja e ish-Kryeministrit kosovar do të përfundojë me 2 mars, kur siç thotë ai gjykata franceze do të refuzojë ekstradimin e Haradinajt dhe do ta lirojë atë.

“Por, në rast që gjykata në Colmar, vendos që ta ekstradoj z. Haradinaj, atëherë duhet edhe miratimi i Ministrit të Drejtësisë që të vendoset për ekstradim”, ka thënë Koci.

Ai përsërit se kërkesa e Serbisë është politike, dhe riciklim i akuzave që janë trajtuar në Tribunalin e Hagës dhe thotë se Serbia, thjesht, po e keqpërdor të drejtën ndërkombëtare.

“Ndaj z. Haradinaj e kanë një inat të posaçëm. Nuk ja falin luftën për pavarësi dhe betejat e fituara kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Ramushi është hero i gjallë, prandaj sulmi ndaj tij është sulm ndaj Kosovës”, tha tutje Ariani Koci.

Sipas tij Serbia është duke e shantazhuar edhe Francën për rastin Haradinaj.

“Udhëheqësit në Beograd kanë thënë publikisht se nëse nuk e ekstradojnë z. Haradinaj në Serbi, atëherë as ata nuk do ta ekstradojnë askënd në Francë”, ka shtuar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë