Loading…

Për fundvit, shi dhe borë

  • 26/12/2016 | 09:18

Për fundvit, shi dhe borë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, i përcjellë me shi, borë dhe erëra në javën e fundit të vitit.

 Sipas IHMK-së, reshje më të mëdha priten të jenë kryesisht në male në jug, jugperëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse pjesët tjera që janë me lartësi më të ulët mbidetare do të kenë reshje me intensitet më të ulët.

Si pasojë e depërtimit të masave ajrore me presion të ndryshueshëm dhe jostabil, tri ditët e para të javës do të jenë kryesisht me vranësira të çrregullta dhe të dendura, kurse nga dita e enjte parashihen të vijnë masat e ftohta të ajrit me origjinë polare të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave minimale.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe parashihen të lëvizin nga -10 deri -3 , kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri +7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperendimi me shpejtësi deri 12m/s.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë